Gazeta Rilindja Demokratike
Viti I-rė, Nr.4 Tiranė 16 janar 1991
VLERA E SIMBOLEVE KOMBETARE
Ēfarė do t'i paraqitet Kuvendit tė parė pluralist nė Shqipėri? (nė qoftė se do tė jetė i tillė). A ėshtė nė dinjitetin e kombit qė njė grup pune tė hartojė njė projektkushtetutė dhe ajo tė paraqitet nė Kuvend me disa diskutime formale. Mos vallė ngjarjet e tanishme nė vend po na bėjnė tė harrojmė njė detyrė kaq sublime? Po tė bėhet kjo, atėherė nesėr nė tė gjithė do tė ndodhemi pėrpara ligjeve, tė cilat nuk do tė rrojnė ndoshta as sa Kushtetuta e '76. Pa marrė pėrsipėr tė zbėrthej nenet e veēanta, detyrė tepėr e vėshtirė qė kėrkon mendimin juridik tė specializuar, do tė pėrpiqem tė shpreh disa mendime nė aspektin e vlerės sė simboleve kombėtare tė paraqitutra nė Projekt-kushtetutė, e cila nga mėnyra se si ėshtė trajtuar do tė ēojė herėt apo vonė nė konfrontime mendimesh nė auditorin e gjėrė, por edhe nė Kuvendin e ardhshėm.
Sot mė tepėr se kurrė, ėshtė nė dobi tė interesave kombėtare qė tė hartohet njė kushtetutė me njė jetė sa mė tė gjatė, e cila tė pėrballojė jo vetėm gjėndjen e ditės, por edhe rrjedhimet historike nė jetėn kombėtare. Njė kushtetutė qė pasqyron vetėm interesat e njė ēasti, tė njė partie, nuk mund tė kėtė jetė tė gjatė, ajo do tė demaskojė vetveten duke u kthyer nė njė mekanizėm pėr tė ruajtur njė statukuo, apo ndoshta njė sundim...
Aq mė tepėr qė ligjet humane i njohin njerėzit si qytetarė tė lirė e jo si monopole partish qofshin kėto dhe pėrparimtare.
Tė mos harrojmė qė kushtetuta qindravjeēare amerikane i ka rrėnjėt tek njerėz tė ndritur e legjislatorė tė mėdhej tė tė drejtave tė njeriut dhe ajo, duke ju pėrshtatur mrekullisht kohės sonė, ėshtė nė fuqi edhe sot e kėsaj dite. A nuk mundemi edhe ne, pa imituar tė tjerėt, tė ndėrtojmė njė kushtetutė nė tė cilėn ngjarjet e ditės, sado tė vrullėshme, partitė qė mund tė lindin apo shuhen, qė mund tė vijnė nė pushtet apo mund tė largohen nga pushteti; individėt qė zotėsia apo rasti do t'i sjellė nė krye tė shtetit, tė mos mund tė lozin me kėtė instrument tė gjithėpushushtetshėm, qė shpreh sovranitetin e popullit. Duke lexuar projektkushtetutėn ndodhesh para shumė pikėpyetjesh qė gjithė secili do t'i pergjigjej sipas mėnyres sė vet:
Pse i duhet kushtetutės njė hyrje me njė tirandė lavdesh pėr kėtė apo atė forcė politike? Forcave politike meritat le tua shkruajė historia, qė me pluralizmin politik hapi faqe pėr tė gjithė ndėrsa faqet e kushtetutės qė shprehin sovranitetin e popullit tė jenė si gurė tė latuar mirė.
A nuk na lodhi lavdia?*)
Tek e fundit kombi ynė ėshtė njė gjysėm trupi qė po lėngon nė tė dy shtrirjet e tij... dhe po druhem se ėshtė fort ēast i papėrshtatshėm pėr t'i kėrkuar meritat edhe po t'i kemi.
E parė nė aspektin simbolik shtrohen pyetje gjithėfarėsh, si duhet tė jetė mjedisi ku do tė mblidhet kuvend sovran i popullit? A duhet tė ketė aty simbole ideologjike qė bien ndesh me aspiratat e pėrfaqesueve tė ndryshėm tė popullit, qofshin kėta dhe nė pakicė? Si duhet bėrė qė deputetėt ta ndjejnė veten nė Kuvend krejt tė barabartė me partinė nė pushtet qė gjithnjė ka zėnė presidiumet.
Sistemi pluralist kėrkon njė kushtetutė tepėr solide, pa ekuivoke, pa mundėsi shpėrdorimi. E parė gjithnjė nė aspektin simbolik, me gjithė ato kompetenca qė i jepen presidentit, a nuk po shfaqemi si njė Republikė presidenciale, ku presidenti merr vlerat e simbolit tė unitetit tė kombit, bashkė me atė tė zotėruesit tė pushtetit.
Nė qoftė kėshtu a nuk ėshtė nė dobi tė harmonisė, tė mirėkuptimit, tė unitetit mbarėkombėtar qė Presidenti i Republikės tė votohej direkt nga populli, kėshtu ēdo individ tė shohė edhe simbolikisht nė figurėn e njeriut, nė krye tė piramidės shtetrore, edhe vullneti e vet.
E dyta, qė kjo figurė e cila shpreh unitetin e kombit (neni 86), tė rrokė simpatinė kombėtare, a nuk ėshtė mė e pėrshtatėshme qė ai, qė nga ēasti kur zgjidhet president, me lirimin nga detyra e deputetit (neni 88) tė zhvishet edhe nga ēdo lloj hierarkie partiake, nė mos, tė shkėputet nga veprimtaria e partisė sė cilės i pėrket nė ēdo aspekt.
Kjo do tė sillte qė qytetarėt e vendit tė mos dėgjonin nė gojėn e presidentit edhe fjalime qė nuk mbrojnė interesat e pėrgjithshme, por interesat e njė pakice, sikurse ėshtė Partia e tij.
A nuk do tė ēonte ky gjest i ligjėruar nė kushtetutė nė mendimin se presidenti mban ballancėn e drejtėsisė kombėtare, se shteti nuk ėshtė mė monopol partish?
Do tė ishte njė fatkeqėsi e re kombėtare nė qoftė se historia e shkuar, tė cilėn nuk po marrim pėrsipėr ta gjykojmė, tė pėrsėritej qoftė edhe nė mėnyrė tė kamufluar.
Njė ēėshtje mjaft delikate ėshtė se projektkushtetuta tė jep idenė e njė shteti me njė moshė tė re 47-vjeēare. Historia e kombit shqiptar, megjithė fatin e tij tragjik, nuk nis mė 1944, por edhe nė qoftė se pėr disa ka nisur aty, nuk ėshtė nė interesin mbarėkombėtar qė ta qethim historinė sipas modės qė vjen apo shkon, sipas erės qė fryn nga lindja apo perėndimi... A mos kėshtu ushqejmė ata dashakeqės tė kombit shqiptar qė thonė se viti 1912 ishte njė sajesė diplomatike?!
Ne po luftojmė qė tė njihet shteti i Arbėrit, megjithėse vonė, tepėr vonė; ne kemi datėn simbolike 1444 me Kuvendin e Lezhės, kemi Lidhjen Shqiptare tė vitit 1878, kemi vitin 1912, por edhe vitin 1924 kur Shqipėria ishte Republikė, prandaj a duhen ngushtuar sinoret e historisė sė vjetėr pėr hir tė historisė sė re? Ėshtė fjala pėr 24 Majin 1944, kur historia na gjeti nė rikrijimin e njė shteti nė gjysmėn e hapėsirės kombėtare. Nė qoftė se kohėrat janė treguar tė pamėshirshme ne fatin kombėtar tė shqiptarėve, ky, nuk ėshtė njė shkak per tė na u errur perspektiva, kjo nuk do tė thotė se ne tė ardhmen nė Evropėn e Bashkuar e shohim tė mjegulluar si komb. Atėhere cila do tė jetė data historike qė do tė shprehte simbolin e pėrbashkėt mbarėkombėtar tė tė gjithė shqiptarėve. Sepse sduhet tė harrojmė se konjukturat politike ndryshojnė, aspiratat kombėtare mbeten.
Mbasi ėshtė fjala pėr stemen e Republikės, shtrohet pyetja se pse shqiponja duhet tė rrethohet me kallza gruri, ē'shprehje kombėtare merr kjo, mbase nė ato kohė, gjysėm shekulli mė parė kishte shpjegimet e veta, por tani, nė prag tė vitit 2000 gjėrat kanė ndryshuar... Njė stemė me kallza a nuk ėshtė pothuajse e ngjashme me tė gjitha stemat e vendeve tė shtypura tė Evropės Lindore nga diktatura-staliniane nė kuadrin e uniformitetit socialist.
Sa pėr atė se ēfarė i duhet vėnė mbi kokė shqiponjės, njė yll me pesė cepa**) (simbol i pesė kontinenteve) apo njė pėrkrenare tė Skėnderbeut, siē u shpreh dikush nė njė bisedė, le ta lėmė shqiponjėn tė lirė; sa mė pak ta ngarkojmė me simbole partiake e ideologjike aq mė mirė do tė fluturojė ajo, aq mė lart e aq mė bukur.
KOLEC TRABOINI
Shėnimi 1:
*) Nė kėtė vėnd shkrimi kishte njė pasazh tė tėrė tė cilin gazeta e ka redaktuar pėr shkaqe qė vetėm ajo e dinte. Shprehje tė kėsaj natyre A nuk na lodhi ne shqiptareve lavdia e pameritueshme nė tėrė atė kalvar mundimesh e nėpėr dekada fatmjera trumbetuese?, ėshtė redaktuar thjeshtė nė A nuk na lodhi lavdia? duke e zbutur kėshtu efektin sarkastik ndaj pushtetarėve tė asaj kohe.
Gjithashtu gazeta nuk botoi njė shkrim nė tė cilin satirizohej diplomacia mediokrre e monizmit dhe katapultimi i tipave si Skėnder Gjinushi dhe ca ish-ambasadorė (avangarda e kuqe e PPSH-sė), nė krijimin e partive politike bijėza tė Partisė sė Punės. Ndersa poezinė e shkruar nė dhjetor 1990 Me dy gishta nė erė tė botuar tashmė nė vėllimin tim poetik Mos vdis dashuri Globus R. Tiranė 2002, gazetarėt e RD-sė e pėrplasen nėpėr sirtarėt e redaksisė, ndoshta se ajo profetizonte se Pranė nesh ka nga ata qė e kanė harruar puthjen/e me hapa tė helmuar po i afrohen qiellit tėnd/Si Juda pranė Krishtit/me hapa tinzarė ēapiten/me puthje kafshuese hapin portat e ferrit tė ri.
Se kush ishin kėta Judej qė i afroheshin demokracisė me dhėmbė tė helmuar koha tashmė e ka treguar. Ferrin e tmerrin, Demokracia e vetė Shqiperia, e pėsoi nė pranveren e zezė 97.
Shėnimi 2:
**) Mbas botimit tė shkrimit Vlera e simboleve kombėtare, nė gazetėn Zėri Popullit u duk shkrimi i sekretarit tė Ramiz Alisė i cili turfullonte e mallkonte ata qė kėrkonin tė hiqnin yllin nga flamuri shqiptar. Ky ish gazetar verilindor, me mendje tė atrofizueme provinciali, e sillte yllin komunist si simbol tė Skėnderbeut duke u bėrė qesharak nė sytė e mbarė intelektualeve tė kryeqytetit. Dhe pėr ironi tė historisė sė ēmendur tė pseudodemokracisė shqiptare, ky mendjendritur ėshtė sot as mė pak e as mė shumė por ėshtė drejtor i Arkivit Shtetror tė Shqipėrisė. Mėlēi tė varura nė qafė tė ujkut. Pėr njė kuadėr mė tė plotė tė kėsaj ironie bashkėkohore, lexo shkrimin tim publicistik Pamfleti i sekretarit tė Ramiz Alisė.
|