APOLOGJIA E MET TUXHARIT
Alegori pėr politikėn
E konsideroj tė drejtė vendimin e kryesisė sė Partisė Specialiste Hudhra-Speca, tė kryesur nga shoku Nanuē Tarallozi, qė e drejton mė dorė tė hekurt, sepse fundja ajo prej sjelljeve tė mija arragante, u detyrua pa mbledhur Konferencėn, qė tė mė perjashtojė urgjentisht nga Partia, pa apelim, pa kthim, pra siē thonė, perjetė dėbim. Edhe pertej varrit tė jem unė Met Tuxhari, vendimi i perjashtimit nga Partia Specialiste Hudhra-Speca do mė ndjek nga pas. Amin! U tha e u bė. Zoti nė qiell e shoku Nanuē Tarallozi (dyfunksional, kryetar nė parti e kryetar nė qeveri - pra krye-krye....tar-tar..) nė tokė, siē thamė e s'ka tjetėr. Madje edhe nga varri tė pėrjashtohem po qe e mundur, madje ky ėshtė edhe udhėzimi i shtabit drejtues tė Partisė. Tė gjithė vorraxhijėve tė Shqipėrisė e Amerikės, por edhe atyre te Kinės, Kanadasė e Haitit , kryesia e Partisė u ka shpėrndarė nėpėrmjet Agjensisė Xhinsi-Travel, kopje vendimi me shumicė, tė cilat kanė, nga ana e pasme, fytyren e Ēe Guevarės, qė tu dukem unė, Met Tuxhari, si rebel kryengritės nė xhunglat e Kolumbisė dhe tė mė burgosin a asgjėsojnė siē vertetė e meritoj.
Kėshtu udhėheqėsia e Hudhra-Specave i lan duart si Ponc Pilati dhe nuk i vjen mė era hudhra kryetarit Nanuē Tarallozi, paēka se ai ha nga katėr kaptina hudhra nė ditė, siē e kėshillon ministri erė naftė Carac Ziu, sejmeni i tij nė qeveri, me argumentin se shkenctarėt nė fushėn e kulinarisė nė Athinė, kanė zbuluar se hudhra ėshtė viagra e banorėve tė lashtė tė Atikisė, tė hap oreksin e tė shton nepsin pėr tė bėrė kokrrėn e qejfit por mė kryesorja qejfin e kokrrave... Njė rrugė e dy punė thonė grekėt. Zakon i vjetėr e traditė e hershme bizantine. Para lufte hudhra haheshin pėr tė trėmbur armiqtė me erė, pas lufte pėrdorej majdanozi dhe eleniko-dhiozma pėr tė humbur gjurmėt. Por tek e fundit, rėndėsi ka tė mbushet barku i bashkėluftėtarėve aleat tė kryetarit me ēfarėdo gjė qė ėshtė e mundur tė gjėndėt nė tregun e zarzavadeve, pėr tė qėnė kėshtu tė pėrgatitur pėr luftra tė reja ngadhnjuese tė dėbim-pėrjashtimeve, pėr tė cilat do tė merret sektori qė drejton shoku Gramatos Puēi, sekretari gjeneral me batalionin gri. Sepse luftrat nuk duhen pushuar. Jeniēerėve duhet tu shkojė jeta "nga luftrat nė luftrat", siē thotė poeti. Dhe gjithnjė nė "unitet" si mali i Gramozit ėshtė gjithnjė "njėzėri" me ultėsiren e Patosit
Ose e thėnė ndryshe gjithnjė kryesia ti ngrejė bishtin e i krrejė gishtin antarsisė. Vendime madhėshtore, mashkullore, fshatare-agrare - firmė historikė. Dhe ju e dini sa poezi janė shkruar pėr firmat e firmatarėt. Ashtu do tė shkruhet dhe pėr firmėn e vulėn e kryetarit, Nanuē Palikari, firmė qė ēan male, ēanė dete por edhe nė yzyrhane me kryetarin vete. Dhe ky vendim i pėrjashtimit tė rradhės, ėshtė i pakthyeshem e i paapelueshėm, tė paktėn sa kohė qė kryetari Nanuē Tarallozi do tė vazhdojė tė jetė nė krye tė Hudhra-Specave. Pėr pasojė, mua Met Tuxharit - ish antarit, nuk mė mbetet vetėm tė ul kokėn e tė pres denimin nė heshtje si Sokrat i vuajtun e kurrėsesi derr i kėnaqur, sepse derrat e kėnaqun janė tė gjithė ministra nė qeveri. E nga qeveria nuk tė heq njeri po qe derr.
...E kėshtu, ja bėra vehtes varrin me duart e mia, siē thonė, preva degėn ku kisha vėnė kėmbėt pa e dėgjuar Nastradin Hotollin e Partisė Vegjeteriane qė mbron gjethet e trungjet i lė tė kalben. Unė ngula kėmbė tė bija nė humnerė, Partia e kryetari Nanuē Tarallozi plasėn tė mė nxirrnin nga humnėra.Tani ata vertetė s'mė kanė thėnė asnjė fjalė, as njė kėshillė, asnjė kritikė se pse unė e hapa fushatėn pranverore "Mish nė vėnd tė preshit", dhe pse nuk prita ta hapte sė pari Kryetari Nanuē Tarallozi fushatėn vjeshtore "Merre me lėng se mishi u hėng", e ca pretekste tė tjera pa lėng fare. Por fundja, pse budallaqe ėshtė partia e kryetari, Nanuē Tarallozi? Partia tė lė tė gabosh. Tė sheh e nuk tė bėzan. Nuk tė flet fare. Pse tė flasė. Partia Specialiste Hudhra-Speca tė ka dhėnė mend e kalem, tė ka dhėnė karrike e veturė, rrogė tė majme e tė drejtė pėr tė bėrė allishverishe si ta do e bardha zėmer. Tė ka dhėnė mundėsi tė pėrfitosh diē edhe prej pushtetit, se kolltuku i qeverisė ėshtė si qypi i mjaltit tė magjisė, fut njė gisht dhe e lėpin tėrė jeten.E po tė jesh dhelpėr Nokove e mėnēur, fut bishtin nė qypin e qeverisė e nė tė lėpin tėrė klani e fisi.
Ja kėshtu janė punėt e partisė, qeverisė e te shtetit te cilin Nanuē Tarallozi e ka vėnė pėrposhte. Edhe ligji kėshtu ėshtė. Ligj pėr Maliq. Njė ushkur pėr njė burrė. Hiq e mos u kėput. Ose kėputi fare e lidhi prap. Ose fundja blej ushkure tė reja pėr tė gjithė antarėt e partisė, por kryesia dhe qeveria tė kenė privilegjin e dy palė ushkurėve se mos u bien e turpėrohen nė sy tė botės. Apo s'na ka Europa me sy tė keq e nudo fare siē jemi katandisur, zor se na qas nė Bruksel. Na tregon kufirin tek thana e Shegenit.
Pra barazi me karar. Kripėn lėreni nė det, sheqerin silljani Kyetarit Nanuē Tarallozi, se kush e disi si vjen puna, ndoshta bėjmė ndonjė ziafet me hallvė topsheqere e hasude kolektive, si qeveri e parti e mbllēitemi gjithė sė bashku pėr inat tė armiqėve opozitarė qė kanė depertuar edhe nė rradhėt tona pėr tė na marrė kalanė nga brėnda. Duke parė ė duke bėrė sigurisht. Fantazia s'na mungon e do tė zgrrapim pėr ditė historia tė reja pėr publikun derisa udhėheqja e Partisė Specialiste Hudhra-Speca , o hipėn nė majė tė majės sė fikut ose do tė bjerė megjithė degė e megjithė gjethe, se fik nuk ka mbetur njė kokėrr pėr be. Pastaj shoku Nanuē Tarallozi tė shkoj e tė mblidhet nė zgavrrėn e vet pėr tė mos u dukur kurrė mė pėr dėnime e masakrime tė reja tė antarėve tė Hudhra-Specave. Kėshtu pėr shokun Nanuē e pėr tė gjithė shokėt ujq qė i pėrngjasin atij, si nga qimet ashtu dhe nga tarbaiti... Por le tė vazhdojmė me apologjinė e ti lėmė fantazitė mė njė anė.
Tani unė isha nė tė drejtėn time qė njerėzit tė shpreheshin lirshėm, siē ua donte e bardha zėmer. Mirėpo nuk donte udhėheqja kėshtu. Dhe kur nuk i pelqen udhėheqjes nuk bėhet, sikur qėni qepen ta hajė. Tani, nėsė qėni dėshėron( nė pluralizėm jemi), mund tė hajė edhe hudhra po deshi, ashtu siē i ha kryesia dhe kryetari. Vetvetiu lind pyetja nė kokė tė kryesisė, se a i ha qėni hudhrat. Unė pėr vehte e di por nuk e them.Pse budalla jam tė dėnohem prap. Tė pyetet shoku Nanuē Tarallozi njėherė se a lejohet tė thuhet nė Partinė Specialiste tė Hudhra-Specave sė qėni ha hudhra. Nėsė kryetari Nanuē Tarallozi thotė po, i ha, qėni le ti hajė hudhrat. E nėse thotė shoku Nanuē Tarallozi jo, tė mos guxojė tė hajė hudhra as qėni e as macja.. Fundja le tė guxojė ti hajė se e pret dėnimi,dėbimi, pėrjashtimi.... Kėshtu janė punėt nė Parti e Qeveri.. Kjo ėshtė Parti e mbi partinė e udhėheqjen nuk del njeri. Ai qė del njė kokė mbi udhėheqjen, mbetet pa kokėn e vet, qoftė katundar dovleti apo bozaxhi qyteti. S' pyet shefi.
Pra dėshira ime pėr lirinė e shprehjes ishte e zjarrtė. Mirėpo ku kisha tė drejtė unė tė bėja punė pa lejen e udhėheqjes.Se pse e kemi udhėheqjen atėhere? Pėr tė vrarė mizat qė dhjesin portretin e Perandorit.Tani perandor nuk ka por kryetarė Dubek-K... ka me bollėk sa tė dhjesin jo vetėm mizat e Tiranės por edhe qėntė e pazarit tė Roskovecit.Tani unė nuk dua tė them se desha tė bėja karrshillėk me kryetarin Nanuē Tarallozi... Mos o zot. Por dėshira pėr pak mė shumė liri tė merrka nė qafė.A si tė themi, ta vika qafėn pėrposhtė. Fundja pse ta kemi ne lirinė. Ē'na duhet liria?! Pak liri ka kryesia, kryetari, sekretari? Dhe lirija e udhėheqjes tonė duhet tė na gėzojė, mjaftojė e tė na teprojė.Tani mėqe udhėheqja kėrkon brejk( nuk ėshtė fjala pėr brekė por pushim, time-off), si intermexo po ju tregoj njė histori nga koha e ushtarllėkut. Se kam qėnė ushtar shėmbullor unė Met Tuxhari dhe ushtrinė e kam bėrė pėrballė armikut. Pertej shtatė maleve.
Njė ditė pranvere vjen pėr inspektim gjeneral Karkanjoz Velabishti . Na rrethon si tufė dele para komandės e na thotė.
- A ju del ushqimi djema?.
- Na del - i thashė unė hazėrxhevap.
Vertetė u nguta por pse tė mos i thosha? Komanda kėshtu na kish porositur, entusiazėm proletar ushtarak dhe asnjė ankim. Tek e fundit kjo ėshtė aftėsia ime, kjo edhe fatkeqėsia ime; tė folurit. Flas gjithnjė i pari se mendoj se mė takon si respekt ndaj llagapin tim Tuxhari.
- Si kėshtu "na del "?- mė pyeti gjenerali Karkanjoz Velabishti mė njė nėnkuptim qė s'po i bija nė tė fare.
Me sa duket edhe ai nuk e dinte se unė isha gramafoni i batalionit, ēakmak e ēak-fak.
Ja ktheva faqe batalionit pa ma bėrė syri tėrr.
- Na del e na tepron..
- Po bukur!- tha gjenerali dinak e nopran. Pastaj shtoi.- Po ato qė teprojnė ēfarė i bėni.
- I hamė. - i thashė unė. Jo se nuk dija fjalė tjetėr por se mė grryenin zorrėt nga uria.
E kisha mėndjėn pėr tė ngrėnė.
- Ah e mora vesh - tha gjenerali qė dukej i pizmosur se nuk po gjente njė shkak pėr tė dėnuar njėri. Mua mė vinte keq se gjenerali ish i mėrzitur e doja ta gėzoja duke i dhėnė mundėsi tė mė dėnonte. Mund tė vuaja unė, por ama gjenerali im do tė ishte i lumtur e kjo ėshtė filozofia e spirales poshtė-lart. Rrota e botės si i thonė.
Gjenerali picėrroi sytė si njė fajkua mbi njė pėllumb e mė pyeti jo pa qėllim.
- Po tė nesėrmėn ēfarė bėni?
- Prap hamė e prap dhjesim. Nė darkė ja kėpusim gjumit.- i thashė me ton prerė ushtaraku.
E kjo ishte e gjitha. Unė u hidhėrova sa s'ka, 10 ditė burg hesapi. Ama isha i kėnaqur sė gjeneralit Karkanjoz Velabishtit i ishte plotėsuar dėshira e egėr pėr tė dėnuar njė njėri. Dhe unė u vetėzgjodha pėr dėnim. U bėra harakiri pėr gjeneralin tim. Kėtė bėra edhe kėtė herė. Kėtė bėj edhe pėrherė.
Unė flas e them tė vertetėn, ata mė dėnojnė. Unė prap tė vėrtetėn e ata prap mė dėnojnė. As unė lodhėm, as ata lodhėn . Ata lart, unė poshtė. Kėshtu ėshtė jeta. Rrotė e prishur. Kokėkrisur kam qėnė e kokėkrisur prap mbeta.Emrin e kam Met Tuxhari, koka mė mbeti tek hanxhari, herė polici e herė xhandari , kapterri e gjenerali, tash Kryetari.
Tani, thoni ju me tė drejtė, ē' lidhje ka gjenerali mė kėtė dėnimin tim tė dytė.
Unė Met Tuxhari, i pėrjashtuar pa kthim e pa shpėtim, pa gjyq e pa apel nga Partia Specialiste Hudhra-Speca, mund tė them me kopetencė se, xhandari qė e arrestoj, me perandorin qė ishtė i dhjerė prej mizavė, pėr Shvejkun kishin tė njėjtin interes si specie.
Prandaj kur po ndante kazanin me supė pėr ushtarėt e uritur, e nisėn tė binin bombat e gjeneraleve andaj e kėtej frontit, Ushtari i mirė Shvejk thirri sa mundi: "Ej ē'bėni. Pse qėlloni ? A nuk dini se kėtu ka njerėz?!"
Po kush e dėgjonte Shvejkun, kush i dėgjonte ushtarėt, e kush sot i dėgjon antarėt.
Rrofshin kryetarėt dhe gjeneralėt teveqelė qė na qėllojnė.
Boston, Qershor 2004
Koha Jone - 19 Qershor 2004,
http://www.kohajone.com/lexo.php?id=20163
|