Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione


RINGJALLJE FUNEBĖR E RETORIKĖS ANTIFANOLIANE

Ajo ēfarė citohet nė internet, e tashmė nė gazetėn "Koha Jonė" si "libėr"...i Piter Minnarit, pėr shkak tė korrektesės ndaj lexuesve, redaktorėt duhej tė kishin bėrė shėnimin se nuk ėshtė fjala pėr njė libėr tė vertetė, por thjeshtė njė material i lidhur nga njė emigrant shqiptar nė Boston nė kushte shtėpie nė vitin 1995. Fletė, letra, copra gazetash tė vjetra pa kurrfarė kriteri botimi. As dispencė nuk mund tė quhej sepse tė paktėn dispencat bėheshin me shaptilograf dhe hartoheshin nga specialistėt, mėsuesit e petagogėt. Ajo ėshtė vetėn njė dosje personale me dokumenta siē mund tė ketė ēdo shqiptaro-amerikan nė shtėpinė e tij, ku mund tė fusė edhe faturat e qerasė apo tė dritave e tė ujit. Pra, nė fjalė tė fundit, ai "libėr" nuk ėshtė libėr, ndersa pėrmbajtja e tyre( e kam kėtė tė ashtėquajtur libėr nė biblotekėn time), nuk ėshtė pra kurrgjė tjetėr vetėm se njė perpjekja e dėshtuar antifanoliane rrallės. Ėshtė vetėm zgjatja e zėrit( tashmė tė ngjirur) antifanolian qė nga viti 1950, zė tė cilin vetė i madhi Fan Noli e ka konsideruar si njė gricės i vogėl e krejt i parėndėsishėm.

Qė nė atė kohė, Piter Minnar alias Petraq Mina nga Korēa, ky shqiptar me emėr tė amerikanizuar( ēfarė as Fan Noli, as Konica e as Sotir Peci e Shahin Kolonja nuk e kanė bėrė), i nxitur nga kisha (progreke) e Shėn Trinisė, rivale e ashpėr e kishės sė Shėn Gjergjit tė Fan Nolit, nisi njė veprimtari tė ethshme antifanoliane pėr qellime qe ai i di, por nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet. Mjafton tė shkosh pak mė thellė nė kohė, tė studiosh rivalitetet nė mės tė shqiptarėvė, miqėsitė e armiqėsitė nė mes tė emigracionit, ndikimet e tė huajve ndermjet pėrēarjes, madje edhe nė gjirin e tė krishterėve orthodoksė qė ishin dhe janė aq tė shumtė nė Boston.

Nė kohėt e sotme ka mbetur ende si atavizėm prej pėrēarjeve tė vjetra, rivaliteti tashmė i lodhur nė mes tė tre kishave shqiptare orthodokse nė njė hapsirė rreth 500 metra larg njėra-tjetrės. Kundėrshtarėt e Fan Nolit, asokohe, duke mos mundur ti rrėmbejnė Kishėn e Shėn Gjergjit( njė ėndėrr e ethėshme e Patriarkanės Greke tė Stambollit), arritėn qė nėpėrmjet tipave si Piter Minnar tė sjellin nė Boston, nė tė njėjtėn rrugė, pranė e pranė me rezidence me Fan Nolin, njė emisar tė megaloidhesė, njė shqiptar grekofon nga Korēa, njė prift tė emruar nga patriarkana. Ky ishte Mark Lipa, emri i tė cilit hyri nė histori, si sinonimi i veprės shkatrrimtare nė mes tė tė krishtėrve orthodoks tė Bostoni dhe mbarė komunitetit shqiptar nė Amerikė. Mark Lipa, prifti dinak qė mbante nė dorė tėmianicėn e bekimit, por nė mėndje kish politikėn e pėrēarjes, pasi i studioj tipat e shqiptarėve qė mblidheshin rreth tij me mllefe kundėr Fan Nolit, nisi ti organizojė e ti drėjtojė qė luftėn kundėr tij ta bėnte sa mė efektive. Ēerdhja e zezė e Mark Lipės mblidhte e mbante ngrohtė gjithfarė soj njerzish ambicioz, shpesh pa karakter e ziliqar, qė konfliktoheshin me Nolin pėr ēeshtje egosh personale e kurrsėsi pėr ēėshtje tė rėndėsishme kombėtare.

Tė mos harrojmė se nė atė kohė, kishtė njė klimė tė acaruar nė shoqėrine amerikane pėr shkak tė politikės ekstremiste makartiste qė ndiqej nga qarqe tė caktuara. Nė ėmėr tė luftės kundėr komunizmit, justifikoheshin shpesh survejimet e ndjekjet madje kundėr intelektualeve me ne zė nė SHBA si Charli Chaplin, Arthur Miler, Elia Kazan e plot tė tjerė. Kjo ėshtė njė histori qė dihet. Ajo qė nuk dihet, por merret mė mend, ėshtė se sa ka ndikuar makartizmi nė larjet e hesapeve nė mės tė shqiptarėve tė Amerikės.

Mund tė thuhet pa droje se rasti i Piter Minnarit ėshtė mė tipiku, qė shpreh forcen e ndikimit tė makartizmit nė mes tė shqiptaroamerikaneve. Duke mos qene shkrimtar, por thjeshtė njė balerin, pa ndonjė shkelqim tė madh nė skenen amerikane e pa ndonjė reputacion nė komunitetin shqiptar, i frymėzuar nga qellime antifanoliane, ai krijon shoqatėn emrohet president i "Albanian - American Literary Society " e cila sipas vetė z. Minnar, bashkpunonte me ministrinė e jashtme tė Amerikės nė kuadrin e luftės kundėr komunizmit nė shkallė nderkombėtare. Se pėr ēfarė e si mund tė krijohej njė shoqatė shkrimtarėsh pėr tė luftuar komunizmin nderkombėtar, kėtė spjegim nuk e jep z. Minnari, por kuptohet mirėfilli se kemi tė bėjmė me njė shoqatė fiktive, pa asnjė shkrimtar me reputacion letrar, qellimet e tė cilės nuk ishtin kurrsesi letrare( se nuk kishin kėllqe pėr letersi- letersinė e bėnte Noli), por qellime propogandistike dhe e drejtuar tėrėsisht kundėr Fan Nolit dhe pasuesve tė tij nė Kryekishėn e Shėn Gjergjit nė Boston.Tė vetmen gjė qė njėqindvjeēari antifanolian kujton aq mirė nga veprimtaria e shoqatės dhe e "krijimtarisė" sė vet ėshtė njė shkrim qė, siē e citon vetė: " nė "The Christian Sience Monitor", nė njė debat me Fan Nolin dhe Gjon Mech Lain qė nga 14 gusht 1953...". Pa harruar sigurisht tė shtojė nė retorikėn e tij se Fan Noli ishte "Peshkop i vetshpallur".

Ky njeri as do tė dijė pėr historinė e pėr faktet. Nuk merr parasysh asgjė veē pasionit tė vet tė vjetėr. Nuk ka nė konsideratė se problemi a ishte i shpallur apo i vetshpallur si peshkop nė shekullin tjetėr Fan Noli, tashmė ėshtė i ezauruar jo vetėm prej studiuesve por edhe prej vetė historisė qė edhe nėse ka nevojė tė rishkruhet nuk

mund tė bėhet prč e pasioneve inatēore tė djathta apo tė majta apo me citime absurde pėr dje edhe pėr sot se (citoj plakun 100 vjeēar Piter Minnar) " Noli ishte komunist".

Me kėtė pohim tė sotėm nė shtypin shqiptar, Piter Minnar shfaqet i plot si kryemisionar i urdhėrit famėkeq tė antifanolianėve nė histori. Dhe formimi i shoqatės" Albanian - American Literary Society " kuptohet qartė se ėshtė i kėtij misioni, madje dhe kerkesat e spiunimet e fshehta qė i janė bėrė Fan Nolit( sipas dokumentave tashmė tė botuara) me qellim pėr ta pėrzėnė nga SHBA, merret me mend se nga rrethi i kėsaj shoqate pseudoletrare antifanoliane janė bėrė.

Ja dhe paradoksi i gjallė i historisė, njė njeri pa patur ka kurrfarė reputacioni letrar, krijon njė shoqatė me emrin letrare pėr tė ndjekur e denigruar Fan Nolin, njė nga shkrimtarėt mė tė mėdhej tė kombit shqiptar, pėrkthyesin e Shekspirit.

Ky ish president i shoqatės fiktive (sa i perket letėrsisė) "Albanian - American Literary Society" arrin deri atje nė mosdijet e veta letrare sa thotė se nuk mundet njė prift tė pėrkthente Rubairat e Omar Khajamit. Njė gjykim i ēuditshėm. Sikur nuk e di ky letrar pa vepra se Rubairat i ka pėrkthyer edhe njė shqiptar tjetėr duke qėnė klerik dhe ai, por mysliman me mbiemrin Korēa.

Siē shihet antikomunizmi "letrar" i Piter Minnarit nuk ėshtė kurrgjė tjetėr vetėm se antifanolizmi i tij me dėshirėn fare pak tė fshehur, pėr tė shkatrruar me themel monumentin njė gjeniu si Fan Noli, i cili e pasuron kulturėn e dinjitetin e kombit shqiptar, por me njė figurė si ai, me siguri, do tė mburrej ēdo komb i qytetruar.

Nuk ka patur rast nė komunitetin e Bostonit,( ku tashmė del fare rrallė) ku plaku shekullor Piter Minnar, tė mos flasė e shkruaj kundėr Fan Nolit, ashtu siē dhe herė-herė flet( por nuk shkruan) kundėr At Arthur Liolinit, por nuk ka thėnė e as ka shkruar kurrė qoftė dhe njė fjalė kundėr antishqiptarit e agjentit tė qarqeve greke, njeriun me rraso e me bekimin e patriarkanės greke, Mark Lipa, qė z. Minnar e kishte pėr kokė tė mikut. Ka gjėra qė Piter Minnari nė tė ashtquajturin "libėr" tė tij nuk i ka vendosur, por qė shpesh i shket goja e i thotė, se mosha i ka kusuret e veta, dhe ai harron sot ēfarė ka thėnė dje e kush e di ēdo tė molloisė neser.... Por vetėm nė njė gjė mbetet konstant, mbetet ai qė ka qėnė: Mik i Mark Lipės e armik i Fan Nolit.

Pas retorikės sė Piter Minnarit mblidhen dhe i bejnė jehonė disa njerėz tė cilėt kanė edhe ata mllefet e tyre ndaj Nolit apo kanė dėshirė tė afirmohen si rishkrues tė historisė duke pėrmbysur ēdo gjė qė u del pėrpara. Janė perpjekje groteske edhe ato tė njė kleriku katolik nė Shkodėr qė shprehet krejt kundėr parimeve tė mėshirės kristiane tė fesė katolike kur kujton ligtėsisht vdekjen nė moshėn 27 vjeēare tė Migjenit. Apo kur citon po aq ligsht “Vargjet e lira”, duke i quajtur "vargje tė shthuruna". Kur hedh baltė mbi Migjenin si njeri dhe Migjenin si shkrimtar, i cili, paska qėnė "antikrisht" dhe "nuk ka shkruar pėr ėngjujt", duke mos kuptuar prifi me pretendime nė letersi si Minnari, se vetė figura e Migjenit, vuajtja e tij, e shpirtit dhe e trupit, (ai vuante mundimet e veta e tė tjerėve), ėshtė njė nga pėrēasjet mė madhėshtore kur jeta e njė njeriut, sado larg e sado nė minjaturė, afrohet me atė tė Krishtit. Kjo sepse vuajti thellėsisht e tragjikisht dhėmbjen e tė tjerėve. Ky prift nuk arrin tė bėjė njė analizė tė saktė tė fenomenit Migjen nė shoqėrinė shqiptare tė kohės dhe pėr mė teper e konsideron Migjenin nė mėnyre abuzive e skandaloze "paraenverian". Njė gjykim i tillė i cungėt shpreh thelbin e pėrēapjeve "letrare" nga pozita ekstraletrare tė kėtij kleriku.

Noli dhe Migjeni janė dy nga kollosėt e letersisė shqipe, dy nga figurat mė tė dashura tė njerėzve tė thjeshtė, tė gjithė atyre qė pak u buzėqesh jeta, atyre qė fati i vė nė risk tė keq dhe tek poetėt ata ndjejnė tė ngrohen me diellin e shpresės. Le tė hedhin gurė e baltė sa tė duan kalimtarėt qė vetėm hije bėjnė nė kėtė botė, Noli e Migjeni mbetėn po aty ku me gjenialitetin e tyre arritėn.

Kėto shpėrthime tė herė pas herėshme ndaj figurave tė letėrsisė apo tė njerėzve tė shquar nė histori, janė revanshe ambicjesh egoiste pėr tu dukur nė publik, qė megjithėse tė destinuara tė dėshtojnė krijojnė njė klimė tė keqe e pshtjellim nė opinionin letrar bashkohor. Sot tė gjithė kemi dėshirė tė ishim herojt e sė djeshmes por ėshtė tepėr vonė. Edhe pėr Minnarėt por akoma mė tepėr pėr ata qė kanė lindur diē mė vonė. Tepėr vonė edhe pėr ata qė kėrkojnė tė bėjnė desidencen e sotme nė emėr tė sė djeshmes, qė kėrkojnė tė rrėnojnė monumentet e kollosėvė si Fan Noli e Migjeni me retorika tė roitura ca nga koha e ca nga dobėsitė njerėzore.

Me tė drejtė shkrimtari i respektuar Naum Prifti , nė njė reagim tė tij pėr pėrsiatjet e Piter Minnarit dėrguar nga pėrkrahėsit e tij nė listen e internetit "Sofra letrare" shkruan:

"I di ai dhe Fan Noli dhe ne ndoshta nuk do t'i mėsojmė kurrė, por unė besoj se ato janė personale dhe aspak parimore, ashtu sikur orvatet t'i servirė zoti Minnari. As mosha mbi njėshekullore, as lartėsia e trupit, as pesha, as flokėt e bardhė nuk mund tė mė detyrojnė tė kem respekt pėr njerėzit qė shtrėmbėrojnė me dashje faktet dhe tė vertetat historike".

Boston, Tetor 2004


Hyrje | Kopjimi | Lart