| Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione |
|
Mbi librin “Ngjarje historike dhe figura te shquara shqiptare” te Marash Malit. Nga KOLEC TRABOINI Historia le gjurme te ndryshme tek njerezit, aq te ndryshme, sa shpesh here te njejten ngjarje ata e perjetojne diametralisht te kundert. Kjo per shume arsye, por ne rastin e ne shqiptareve per shkakun se historia me se shumti ka rene pre e pasioneve te politikes, interesave te sundimtareve, tarafeve dhe klaneve, miklimit te pushtetareve, ndaj edhe sot e kesaj dite ngjarjet e datat historike te interpretuara sipas interesave te grupimeve, kane sjelle ndarje e percarje, çfare eshte krejt e pakonceptueshme per nje vend qe kerkon te inkludohet ne jeten e shteteve te bashkesise se kulturuar europiane. Prandaj sa here merr nje liber kujtimesh historike, lexuesi e ndjen se do te bjere ne labirinthin e pershkrimeve te rrejshme e te errta ne histori, me citime krejt te kunderta nga realiteti. Koha e gjate nen monizem, i beri njerezit te jene nihiliste, mosbesues, sepse tere jeten u ushqyen me te verteta gjysmake apo genjeshtra te lustruara e me shkelqim si molla e kuqe Shtriges qe e genjeu Borebardhen per ta vuri ne gjumin e vdekjes. Keshtu ndodhte dikur, por, per inerci a mllefe revanshesh partiake edhe sot dukuri te tilla jane te pranishme ne librat e kujtimeve te veteraneve, por edhe ne perkujtimet e ngjarjeve historike qe festohen ende skajshem, e ku inkludohen ne menyre mediokrre, per te mos thene te turpshme, madje edhe kreret e shtetit te sotem shqiptar.
Marash Mali dhe libri i tij "Ngjarje historike dhe figura te shquara shqiptare"
Duke shfletuar librin e autorit Marash Mali (i cili eshte autor edhe i nje drame “Gjaku i falun” shkruar ne vitin 1958, por e pabotuar per shkaqe biografike), ne menyre te vetvetishme keto ide te shoqerojne per nje çast, por shume shpejt do te biesh ne rrjedhen e ngjarjeve te treguara nga nje njeri qe eshte objektiv si ne riprodhimin autentik te ngjarjeve e figurave historike por edhe ne saktesine e vleresimin e saj.
Deli Meta, Prenk Cali dhe Marash Mali Edhe pse hyn pa lufte ne Shkoder, duke e harxhuar municionin luftarak vetem per krisma hareje se moren pushtetin, komunistet nuk do ta pushonin kurre luften, as krismat, as plumbat e reprazaljet ndaj popullit shqiptar vecanarisht ndaj Veriut “reaksionar e kanunor”siç e cilesonin percudshem ata .Libri te shpalos ngjarjet tragjike te atyre viteve qe do te çonin ne konflikte te pergjakshme e do te merrte shume jete njerezore. Sipas nje plani te paramenduar, pushtetaret e rinj komuniste nisen arrestimet e pushkatimet te atyre qe i mendonin si kundershtar te rregjimit te ri arbitrar. Marash Mali ne ate kohe qe rradhitur me forcat nacionaliste dhe eshte arrestuar e burgosur ne nje kohe e ne te njetin burg me kryengritsit, nje pjese e madhe prej te cileve bashke me udheheqesin e tyre Prenk Cali u pushkatuar nga komunistet. Nje vend te rendesishem autori i kushton gjendjes ekonomike ne periudha te ndryshme historike si dhe mardhenieve te Shqiperise me vendet e tjera europiane. Eshte e natyrshme qe ne nje liber me veshtrim historik do te kete dhe referenca te kesaj natyre, mirpo ne te mire te librit do te ishte qe keto aspekte te ishim me konçize e pa pasazhe te gjata, ashtu si mund te thuhet edhe per pershkrimin e aspekteve historike. Narracioni lakonik do ta bente librin, qe vende vende zgjatet tej mase, me praktik ne perdorim, dhe do ti shmangej keshtu proleksitetit qe ndjehet ne teresine e tij. Pavaresisht prej dobesive qe nuk i shpetojne dot libra te kesaj natyre me veshtrim te pergjithshem, apo gabimeve teknike te datave historike, gjate rrefimit te ngjarjeve ndjehet meraku i autorit per te qene sa me i sakte historikisht, ashtu sic e citon ne nje nenkapitull “Ta kerkojme dhe ta shkruajme te verteten historike pa shtremberime”, qe shpreh edhe moton e punes se tij ne shkrimin e librit “Ngjarje historike dhe figura te shquara shqiptare” qe para se te jete nje pershkrim historik, eshte enciklopedi e dashurise se Marash Malit per Atdheun. Boston, 1 dhjetor 2004 |
| Hyrje | Kopjimi | Lart |