
KOLEC TRABOINI
Botues e kryeredaktor "Egnatia"-s, i te pares gazete
shqiptare ne Greqi, te cilen e drejtoi nga Prill 1993
deri ne gusht 1995, kur emigroi familiarisht ne SHBA.

FESTIM LITI
Poet i emigracionit, autor i shume e shume pershkrimeve
emocionante, nje nga bashkpunetoret me te flakte per
botimin e shperndarjen e shtypit ne Larisa ku jeton edhe sot.

GAZMEND KAPLLANI
Poet, student i Universitetit te Athines, i cili i mbante
faqet e gazetes me shkrime e perkthime te nivelit
te larte, nga letersia, filosofia, dhe estetika boterore.
Sot eshte kryetar i shoqates se Emigranteve shqiptare ne Greqi.

EGLANTINA KUME
Protagoniste e disa filmave artistik shqiptar,
kineaste dhe krijuese letrare, keshilltare e
mire dhe entusiaste e shtypit te emigracionit,
tashme autore e dy librave te botuar ne Shqiperi
Vazhdon te jetoj familiarisht ne Athine.

GENC ÇOBANI
Gazetar, nder me te paret bashkepunetore,
autor i shume pershkrimeve nga jeta
e emigranteve ne Athine, ku jetonte
edhe vete familiarisht.

TATIANA QURKU
Poete e talentuar, e cila solli per faqet
e gazetes poezi me ndjenja te holla dhe
emocione fuqishme nga jeta e emigranteve.

MERITA VUKSANI
Pianiste e poete, qe veç krijimeve te saj,
ndihmoi per perhapjen e gazetes ne
qytetin e Athines, si dhe ne rradhet e
intelektualeve dhe shkrimtareve greke.

DHIMITER GJOKA-QEPAROI
Autor i shume shkrimeve dhe poezive dhe nje
nga me te papertuarit per shperndarjen e
gazetes ne Athine, Pire e gjetke. Ishte krah i
djathte i kryeredaktorit per perballimin e
cdo lloj veshtirsie pa marre parasysh rreziqet
kur gazeta konsiderohej akoma ilegale.

RAJMONDA DIAMANTI
Nxenese e letrare e talentuar, ne moshen 15 vjecare ishte nje
bashkpuntore e rregullt dhe autore e disa poezive shume te
ndjeshme botuar ne librin "Balada e largesive".

ZHANETA OGRANAJ
Gazetare dhe poete e burgosur nga diktatura, e cila megjithe problemet
e shumta qe kishte si ish e burgosur pa shtepi e katandi, e me femije
emigrante neper bote, asnjehere nuk u shkeput nga gazeta dhe
asnjehere nuk tha se u lodha.

Theodhori Prifti
Autor i disa librave e bashkpunetor i rregullt
i gazetes "Egnatia" nga ishulli Monemvasia
ku jetonte, e qe eshte vendlindja e poetit te
madh Janis Ricos.