| Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione |
- tregim - U njohėn gjysėm ore pasi kishin ikur autobuzat. Vajza mblodhi supet. - Edhe ju mbetėt? Dani pohoi. Hodhi shikimin mbi vajzėn dhe pėr njė ēast e krahasoi me njė personazh. E quajti Irenė. Vajza seē foli dhe u nis tek shkallėt e Universitetit ku bisedonin dy pedagogė. Ata diēka i thanė duke treguar me dorė bulevardin dhe Danit ju duk sikur thoshnin se rruga qe mjaft e gjėrė dhe mund tė kalonin lirisht shumė vajza. - Ti hipim trenit tha ajo kur u kthye. Dani ngriti supet lehtė dhe buzėqeshi. - Epo mirė, nisemi Irenė. Ai ndihmoi vajzėn ta mbante valixhen. I ranė pėrmes bulevardit. Kur hynė nė peron, lokomotiva kish lėshuar tri vėrshėllima rėnqethėse dhe dispeēeri lajmėronte nisjen e trenit pėr nė Fier. Danit i pėlqente Vlora. Shikonte djemt, vajzat, statujat dhe kudo shihte po ato vetulla, sy, hundė tė drejtė dhe flokė tė verdha, tė lėshuara gjer poshtė mbi supet e vogla. Kish kaluar vetėm njė javė nga njohja. Mundohej ta ēpėrfytyronte figurėn e saj, por ajo sėrisht formohej pjesė-pjesė dhe i zinte vend para sysh. Dani bleu novelėn e Balzakut dhe nisi ta ēfletonte, por nuk lexoi dot as gjysėm faqeje. Gėrmat i dukeshin tė verdha. Nuk ish ari i Gobsekut, por flokėt e saj. E kėrkoi me sy nė tėrė qytetin dhe e pa tek autobuzi me dy njerėz tė panjohur. Ishte njė burrė: rreth tė dyzetave dhe njė ēun jo mė shumė se dhjetė vjeē. Ajo i buzėqeshi lehtė. Pastaj iku. Dani priste nė stacion dhe as vetė nuk e dinte se kė. Ju duk se i gjuithė Sheshi i Flamurit u boshatis. Dhe ai mbeti i vetmuar nė mes, si njė piketė. Autobuzi gri shkonte nėpėr rrugėn e Skelės. Edhe Dani u nis. Ishte buzėmbrėmje. Nė lokalin e Ujit tė Ftohtė ca studentė prisnin maqinėn e sektorit. Qenė pak. Por ish ajo dhe Danit ju duk se lokali zjente. Ju duk se gjithė njerėzit e shikonin dhe bisedonin pėr vajzėn bjonde. Ajo pinte birrė. Flokėt ja valviste era. Edhe Dani porositi birrė. Pastaj hodhi sytė nga deti i kaltėr. Dielli qe i verdhė dhe luhatej. Era. Dani akoma nuk kish filluar tė pinte. Njė re e vogėl kaloi nė qiell. Ai rrinte i menduar dhe nuk vuri re se njė pikė shiu e shkėputur nga reja ra nė gotėn e birrės. U hutua. Hodhi shikimin nga vajza qė qeshte. Edhe Dani u mundua tė qeshė. Pastaj piu. Nė det dolėn dy rimorkjatorė dhe aniet e peshkimit. Njė, dy tre Ai numuroi gjer nė nėntė. Mendoi. Pastaj pa detin, diellin qė zhytej nė kaltėrsi dhe e krahasoi me njė gondol tė zjarrte vendikase. U ndezėn dritat e portit. Bulėzuan yjet. O sa i pėlqeu ky pejsazh. Shushurima e valėve, pasqyrimi i dritave tė qytetit nė det, vezullimet e yjeve dhe era e freskėt qė frynte e frynte papushim. Dani shikoi qiellin e kaltėr. Secili yll ka emrin e tij dhe gjithė yjet bashkė kanė emrin e tyre. Rripi i ngushtė i tokės qė futej gjer nė largėsi, pėrfundonte me njė shkėmb qė zbriste shkallė shkallė nė det. Kur binte mugėtira, drejt shkėmbit qė nuk ishte as njėqind ēape larg kapanoneve, niseshin ata tė dy. Njė shok i kursit tha se dashuroheshin. Ndėrkaq mugėtira mbulonte Sazanin, Karaburunin dhe siluetat e tyre qė herė-herė bėheshin tė kaltėrta si vetė deti pastaj blu, gjersa humbisnin fare nė errėsirėn e natės. - Mė quajnė Ilda, por ju mė thėrritėt Irenė?! - I ngjisni njė personazhi. - Ashtu?! - Po, Ilda. - Ėshtė e bukur Irena? - Si ju. - Po unė? - Si Irenė. - Atėherė mė quaj gjithnjė Irenė tha ajo. Mbrėmjeve ata rrinin nė breg tė detit. - Tė pėlqen deti? - Vetėm ditėn tha ajo. Natėn mė duket i frikshėm, i errėt dhe pa fund. Ajo loste me ujin. - Do vijnė gaforret tha ai. Ilda nxorri kėmbėt nga uji tėrė frikė. Dani qeshi. - Ējanė ato drita? - Anije peshkimi. Kėrkojnė njė peshkaqen. - Peshkaqen! - Po, duan ta vrasin. Para njė muaji u vra njėri. Qe shumė i madh. Peshkaqeni tjetėr kėrkon shokun besnik, por nuk do ta gjejė kurrė. Nuk e ke parė ditėn nga taraca? Ai del shpesh mbi sipėrfaqen e ujit. Ilda hidhte guriēka nė det. - Mė trego diēka pėr Irenėn. Dani i tregoi gjėra tė bukura. Ilda dėgjonte. Kish kaluar mė se njė orė kur ajo pyeti: - Po ai? - Cili, Bosini. - Hė. Si i kishte sytė? - Gėshtenjė. - Jo, tė kaltėr kundėrshtoi ajo. - Pėrse tė kaltėr? - Mua kėshtu mė duket. Ai i tregonte Ildės pėr tė gjitha ato qė lexonte, pėr Kolomben, dhe vajzėn kryeneēe, megjithatė Ilda ēdo herė kthehej tek Saga. - Po mirė, i dehur qe Bosini kur u vra? Dani njėherė u tha shokėve se i vinte keq qė nuk e kish ngjyrėn e syve tė kaltėr. - Kaq shumė tė pėlqen deti? i thanė ata. Ne shihnim si bulėzonin yjet. Shihnim Kashtėn e Kumturit qė fillonte nga malet dhe zhytej diku nė det dhe na pėlqente tė rrinim mbrėmjeve duke soditur bukuritė e natyrės sonė. Tutje dėgjohej njė kitarė. Ca kėndonin Vajzėn e valėve. Dikush hidhte guriēka nė det dhe vinte veshin pėr tė dėgjuar llokoēitjet zevzeke tė gurit qė hynte e dilte mbi sipėrfaqen e ujit si tė ish njė delfin i vogėl i gėzuar, por i padukshėm nga errėsira. Deti ish i qetė. Ilda rrinte nė shkėmb dhe vėshtronte tutje nė errėsirė. Ai ēukiste shkėmbin me njė gur tė vogėl. - Mos bėj zhurmė Dani. Ai pushoi. Pastaj vėshtroi siluetėn e saj tė bukur. Kish vėnė duart prapa dhe flokėt i vareshin. Kėmbėt i mbante nė ujin e ngrohtė. Ilda qeshi. Pastaj vėshtroi tutje dhe pa ca drita qė lėviznin nė errėsirė. Qenė anijet e peshkimit qė dilnin ēdo mbrėmje dhe piketonin detin. - Sa tė bukura duken. - Tė bukura pėrsėriti ai. - Dani, ti je djalė i mirė. - Ashtu! - Dhe lexon shumė libra. - Ēka. - Mė trego ndonjė histori tjetėr. - Dani i tregoi Amokun. Kur mbaroi e pyeti: - Ajo vdiq the? - Vdiq. - Ishte njė grua e mirė. - Shumė. - Doktori mos ish budalla? - Jo, i sėmurė. Ilda nisi tė tė llokoēitė mė kėmbė ujin e detit. Pastaj kėndoi me zė tė ulėt. Dani dėgjonte. Papritmas ajo e la kėngėn nė mes dhe u largua e tmerruar nga uji. - Ēke pyeti ai. - Ēėshtė ajo atje? Dani pa disa metra larg njė dritė tė verdhė nė tė gjelbėr qė lėkundej sa andej kėndej. Vala sa vinte dhe e sillte mė pranė bregut ku rrinin ata. - Ēėshtė? - Mbase kandil deti. - Mund tė jetė edhe yll. - Kushedi. Ajo e zuri Danin nga dora dhe i tha: - A mund ta zeshė? Ai mendoi. Pastaj duke vėshtruar vajzėn pohoi dhe u fut nė ujė. - Mė gjej njė shkop. - Ku? - Merr njė listelė tek barakat. Ilda solli njė shkop dhe rrinte mbi shkėmb duke vėshtruar. Ai e solli qėnjen pranė bregut dhe si e zuri me dy shkopinj e vendosi nė faqen e shkėmbit. - Sa i bukur tha ajo. Pastaj e ngacmoi me shkop qėnjen qė ndriēonte nė errėsirė. Ai e preku lehtė me dorė. - Nuk tė djeg? - Mbase ka ngordhur. Ahere hidhe nė det. Dani e flaku qenjen dhe vėshtroi. Nga vendi ku u dėgjua zhurmimi i ujit vazhdonte tė luhatej njė dritė e verdhė nė tė gjelbėr tė cilėn vala sa vinte e sillte mė pranė bregut. - Ti pėr vehte smė ke folur fare tha ajo. - Ēfarė? - Ke lexuar gjithė ato libra dashurije, por fundja janė fantazira. - Stė kuptoj, Ilda. - Po ēfarė kupton ti? - Unė? - Hė. - Si ta them. Ta zemė kuptoj se pėrse ndodh ai ndriēimi i verdhė nė tė gjelbėr qė afrohet drejt nesh. Ėshtė njė peshk i dekompozuar. - Dhe ėshtė kthyer nė njė fosforoshencė qė lundron drejt bregut. Kėshtu do thuash? - Ashtu. - Kėtė e di edhe unė tha vajza. Pastaj vazhdoi. Do mė lejosh tė tė bėj njė krahasim? - Po. - Nuk do tė fyhesh, ama. Mė premto! - Tė premtoj tha Dani i ēuditur. - Ke shumė ngjashmėri me fosforeshencėn qė lundon drejt bregut. Ajo ėshtė njė qėnie ekzistenca e sė cilės ėshtė kthyer nė njė pėrzierje tė verdhė, tė gjelbėr dhe njė ftohtėsirė si akull. Ndriēimi i saj ėshtė tepėr i zbehtė. Nuk e sheh si lozin valėt me tė?! Ti Dani ke lexuar shumė historira dashurije tė cilat jetojnė aq kohė sa mund te tregohen. A ke dashur ndonjėherė? - Pėrse pyet? - Ashtu kot. Desha vetėm ta di. - E lemė kėtė bisedė tha ai. Ikim nė sektor se u bė vonė. Tė dy heshtėn. Ecnin bregut tė detit ndėrsa valėt shushurisnin e pėrplaseshin tek kėmbėt e tyre. Tė nesėrmen e pėrshėndetėn ftohtė njėri-tjetrin. Ai e shikonte vjedhurazi Ildėn, sikur ta ndjente vehten fajtor. Kur ajo e vėshtronte, ai i hidhte sytė nė taracat dhe tutje kodrave me gjineshtra qė zverdhnin. Dani spo e kuptonte vehten dhe aq mė tepėr Ildėn, qė e vėshtronte thellė nė sy me qortim. Ėshtė vėshtirė tė deshifrosh shikimin e njė vajze kur me tė ke krijuar shoqėri, kur ajo tė do si shok dhenti pandeh pėr mė tepėr. Ti i thua se e do, ndėrsa ajo qetė tė flet pėr njė tjetėr. Pastaj keqardhja tė cilėn ti nuk e pranon. Mėshira e thyer dashurinė copė e thėrrime si njė gotė kristali, kur bie pėrmbys. Po Dani e do. E megjithatė hesht duke e vėshtruar siluetėn e saj shkarazi, kur zbret nga taracat dhe niset drejt detit ku bėjnė plazh ēdo ditė. Njė ditė ajo ecte bregut dhe hidhte guriēka nė ujė. Dani ju afrua. Tashmė sytė e tyre shikojnė me ndrojtje. Qėkurse kanė filluar tė mendojnė pėr njėri tjetrin mbrėmjeve, qėkurse shohin ėndrra tė bukura dhe kur zgjohen ndjejnė boshllėk nė shpirt. - Je e mėrzitur i tha Dani. - Sėshtė e vėrtetė. - Pėrse mendon pra? Kot? - Pėr Vajzėn e valėve tha ajo. Dėgjoi ata tė Himarės sa bukur e kėndojnė. - Edhe ajo ishte e bukur. - Kush? - Vajza e valėve, pra. - Ajo qė dilte pranė bregut dhe priste qė deti tja sillte tė dashurin? - Po. Ai ishte larg, shumė larg dhe su kthye kurrė. - Megjithatė ajo e priti. Gjithė bota venė e vinė po ai nuk vjėn. - Kjo kėngė ėshtė e lashtė sa vetė ullijt e bregdetit, dhe njerėzit nuk e harrojnė kurrė. - Di ta kėndosh? - Pak, - foli ai. - Ja marrim bashkė Filluan tė rriten valėt. Pastaj fryjti erė. Dallgėt pėrplaseshin nė breg dhe lart nė hapėsirė formohej ylberi i stėrkalave. Pastaj dallga tulitej, uji ridhte mbi faqen e lėmuar tė shkėmbit, ndėrsa stėrkalat fshiheshin me shpejtėsi si tė ishin milingonat e kaltra tė detit. Ecnin pranė e pranė dhe larg dukeshin si tė pėrqafuar. - Ne kot u zumė. - Nuk u zumė tha ai. - Po ēfarė? - Do tė tregoj diēka nga jeta ime. Mbase tė pėlqen. - Tregoje tha ajo duke u afruar. - Diku u njoha me njė vajzė filloi ai. Ska rėndėsi vėndi. E desha qė ditėn e parė. U shoqėruam aq shumė saqė shokėt thonin se dashuroheshim, ndėrsa nė tė vėrtetė nuk kishim gjė. Apo kishim dhe na mungonte guximi. E quanin as emri nuk ka rėndėsi. Ajo qe e bukur si deti. Si valėt e kaltra qė vinė nga larg duke ledhatuar bregun me dashuri. Do ta quaj Deti. Apo valė deti? Ose Vali mė shkurt. Vali rrinte pranė meje dhe unė pranė Valit. Tė dy jetonim pėr njėri-tjetrin megjithatė nė mes nesh qe tendos njė hapėsirė e ftohtė, por transparente si qelq. Kur ajo fliste me ndonjė unė bėhesha xheloz, dhe mvrehesha si mot i keq. ca kohė si flisja fare. E pėrgjoja nga larg. I premtova shumė herė vehtes ti thoshja hapur, por nuk e bėra dot kėtė hap. Ajo njė ditė Mbase nuk ėhtė nevoja ta tregoj mė tutje. - Mos desh ndonjė tjetėr? - Jo. - E ēfarė pra? - U zumė. - Pėrse? - Ashtu kot. Megjithatė e dua shumė. ndėrsa ajo Dani u kthye nga Ilda dhe e pa nė sy. - Ēfaj ka ajo? - Asnjė faj. - Po kush ėshtė fajtor, pra? pyeti Ilda e skuqur, - Deti tha ai. Vetėm deti. E zuri vajzėn nga dora. Ajo ju afrua pranė. Pastaj u vėshtruam nė sy. Ai ndjeu frymėn e saj tė ngrohtė dhe dy buzė si vishnjėza binjake qė luhaste era. Hapsira prej qelqi qė i ndante u shkri. Ngrohtė. Pranė kėmbėve tė tyre shushurinin valėt. Kish rėnė mugėtira dhe qiellin e mbulonin yjet. Tutje nė hapėsirėn e errėt dukeshin fosforeshencat qė luhateshin dhe dritat e anijeve tė peshkimit qė ēdo natė piketonin detin. -- gazeta Studenti, 14 dhjetor 1972 |
| Hyrje | Kopjimi | Lart |