Bashkimi Shkoder, Nr. 18, 1 Maj 1910
VRASJET TONA
Njė terrinė e njė farė mjegulle nė Shqyptarėve na ka prč tė pamit e syve e prandaj s' jena tuj u kujtue damin e rrėnimit tė madh tė vrasjeve qė nė kėto kohna, nė vend qė me u fashitė, asht gjithnjė tuj u shtue e tuj u hap, sidomos ndėr male e ndėr katunde tona. Gjaksina tė panumėrta ndihen nė tė katėr anėt e Shqypnisė prorė e ēast.
Ditėn e prende me 15 tė kėtij mueji, Lush Gjetoja i duel nė pritė Gjelosh Nik Vojvodės Vukpalaj nė Kastrat e i ra martinė bri nė bri.
Vojvoda kishte pas njė djalė tė vetėm, i cili nė tė ndime pushkėn, ngau nė pikė tė vrapit e nė tė hasmen nė tė atin e pyeti: «Kush tė vrau tatė?» - ky ja - ktheu po me zor. Mue me vrau filani.
I biri at bot s' bani njė a dy por rroku huten e tė et dhe e ndoq armikun, a mė mirė gjaksorin, deri qė e mbyti e kėshtu u banė dy vigje pėr njė herė.
E pėr ē' arsye u vranė? Mo zot ma keq. Pėr dy babune elb, pėr dhjetė grosh me u derdhė gjaku i dy burrave. A ka ku shkon ma zi?
E ku kena me mbarue nė vazhdoshim shumė kėshtu? Fort kollaj asht me e ditė. Na kena me mbrritė nė njė shkallė tė ulėt sa me ju dhimbt gjithsekujt, si nga forcadja si ka vobeksia e kėshtu armiqt tonė kanė me u gėzue, sikurse kanė ba deri tash.
P. T. (PALOK TRABOINI)
Shkodėr, 28.4.1910
Botuar nė gazeten «Bashkimi» te Dom Ndoc Nikajt, Shkoder
Nr. 18 me 1 Maj 1910
Nxjerrė nga arkivi i Bibliotekės Kombėtare, Tiranė
|